Vështrime

Bajram Zenuni – një hero shqiptar i Sarajevës

Ai ishte ndër të parët që mbrojti Sarajevën që po rrethohej nga forcat serbe. Sot në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës jo vetëm një rrugë bart emrin e tij. Një portret i vogël për një njeri të madh: inxhinieri Bajram Zenuni ishte njëri nga 186 shqiptarët që ra në mbrojtje të Bosnjës.

Për shqiptarët e Kosovës udhëtimi në Sarajevë është pothuaj i pamundshëm. Për shkak të bllokadës nga entiteti serb, Bosnjë-Hercegovina nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka hequr vizat. Përkundër pengesave burokratike, faktet s’mund të zhduken. Sarajeva është një qytet i rëndësishëm edhe për historinë shqiptare.

Në Fakultetin Katolik të Sarajevës ka studiuar shkrimtari e teologu Gjergj Fishta. Në Sarajevë u lind aktori Bekim Fehmiu. Në Sarajevë u lind edhe Robert Shvarci, familja e të cilit në vitet 30-të iku në Shqipëri pasi Adolf Hitleri mori pushtetin në Gjermani dhe filloi fushatën për shfarosjen e hebrenjve. Robert Shvarc ka merita të mëdha në sjelljen në shqip të shumë romaneve të rëndësishme të letërsisë gjermane. Në Sarajevë u lind Tinka Kurti, njëra prej aktoreve më të mëdha të skenës shqiptare.