Vështrime

Kufijtë e rinj në analizat e rrezikut klimatik

Kufijtë e rinj në analizat e rrezikut klimatik

Në vitet e fundit temperaturat rekordthyese dhe moti ekstrem kanë nxjerrë në pah ndikimin dërrmues të emetimeve të gazrave serrë në klimën globale. Për më tepër, kostot e motit ekstrem janë në rritje. Për shembull, pesë nga katastrofat natyrore më të këqija në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndodhur që nga viti 2005, duke shkaktuar dëme ekonomike që arrijnë në 523 miliardë dollarë në terme të rregulluara nga inflacioni. Ndërkaq vetëm gjatë vitit të fundit SHBA-ja është goditur nga 22 katastrofa të mëdha natyrore.

Me gjithë analizat e rrezikut të klimës, dialogu me subjektet dhe gjykimi i ekspertëve mund të përmirësojnë të gjitha analizat; gjenerata tjetër e modeleve të klimës do të duhej të ishte më e sofistikuar për të llogaritur më mirë për ndërlikimet e ngrohjes globale

Në vitet e fundit temperaturat rekordthyese dhe moti ekstrem kanë nxjerrë në pah ndikimin dërrmues të emetimeve të gazrave serrë në klimën globale. Për më tepër, kostot e motit ekstrem janë në rritje. Për shembull, pesë nga katastrofat natyrore më të këqija në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndodhur që nga viti 2005, duke shkaktuar dëme ekonomike që arrijnë në 523 miliardë dollarë në terme të rregulluara nga inflacioni. Ndërkaq vetëm gjatë vitit të fundit SHBA-ja është goditur nga 22 katastrofa të mëdha natyrore.

Mirëpo përkthimi i rezultateve të modeleve të ndryshimit të klimës në ndikime specifike të mundshme dhe vlerësimi i materialitetit financiar të rreziqeve klimatike paraqesin sfida për bizneset dhe investitorët. Marrja e shpejt e të dhënave të klimës të drejtuara nga modeli ka nxitur shqetësime në lidhje me keqpërdorimet e paqëllimta në kontekstin e vendimmarrjes financiare dhe zbulimeve, si dhe në lidhje me keqdeklarimet materiale në raportet financiare dhe shkëlqimin e gjelbër. Këto rreziqe janë veçanërisht problematike në rastin e investimeve kapitale afatgjata në infrastrukturën publike, të cilat shpesh kanë një jetëgjatësi operacionale shumë dekadash.