Vështrime

Tri vaksina

Pas vaksinës për COVID, lajm i mirë për sëmundjen e Kosovës: vaksina quhet ndryshimi demokratik

Sivjet ka qenë një orë e madhe biologjie, fiziologjie, anatomie, psikologjie...

Kemi mësuar se si një virus, ky i pandemisë, godet mushkëritë, ngjiz gjakun, dobëson gjymtyrët, pamundëson ecjen, turbullon mendjen. Virusi sulmon pikat e dobëta të organizmit, i vë në spikamë ato dhe nëpërmjet pikave të dobëta sulmon pjesët e tjera, deri atëherë të shëndosha të tij.