Vështrime

Çfarë hanë mizat?

Efekti i turmës

Hani m...t, miliona miza nuk mund të gabojnë, është publiciteti i njohur imagjinar i përdorur shpesh sa herë bëhet fjalë për efektin e turmës. Umberto Eco bën një dallim esencial mes dëshirës dhe nevojës në këtë rast. Nëse në vend të bajgave do të kishte qenë mjaltë, njësoj do t’i ishin vërsulur miliona miza. Ky dallim është esencial kur flitet për popujt nën diktaturë. Ka një dallim mes nevojës së njerëzve për të mbijetuar dhe dëshirës për të shijuar.