Vështrime

MASA

Një kërkesë modeste nga ana tjetër e Atlantikut: Make America Serious Again

1.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë, por ja që ndodh për herë të parë dhe me të u ndesh Kosova javën e kaluar kur kandidati demokrat për president të Amerikës, Biden, shpalli një qëndrim kritik ndaj administratës së presidentit Trump, ndërsa ambasadori Grenell mbrojti qëndrimin e presidentit të vet duke e akuzuar Bidenin se po e shndërron çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi në një çështje “të presidencialeve amerikane”.