Vështrime

Shpështjellja e lëmshit

Në pako me marrëveshjen eventuale në Washington ka mundur ta përfshinte edhe prishjen e Speciales - për shkak se dy të tretat e minoriteteve do t’ia siguronte Vuçiqi, i cili e kontrollon Listën Serbe, kurse dy të tretat e shqiptarëve do t’i kishte të sigurta, duke e marrë parasysh se thuajse nuk ka parti në Kuvend që nuk e ka bile një të ftuar nga Haga, ndërkohë që LDK-së do t’ia “falte” postin e kryetarit të shtetit

COVID-i nuk po ndalet dhe e mban ritmin ditor dyshifror, madje edhe me raste fatale. Përfundimisht, duket se jemi duke e humbur luftën me të, të pavetëdijshëm se sa dëm do t'i bëjmë vetes me pakujdesinë që jemi duke e dëshmuar dita më ditë. Tashmë është e kotë të përsëritet se duhet mbajtur maskat dhe duhen larë duart - iu kthyem zakoneve të vjetra të para-pandemisë.