Vështrime

Kosova duhet të pezullojë pjesëmarrjen në dialog për një kohë

Pjesëmarrja e Kosovës në dialog, sikur asgjë nuk ka ndodhur, do të ishte sikur të hysh i lënduar në një ndeshje futbolli dhe atë me kartonë të verdhë e me referin që i jep përparësi kundërshtarit

Kosova nuk është në situatë që të jetë e angazhuar në dialog me Serbinë në këtë moment. E nuk do të jetë edhe për një kohë.

Kosova ka nevojë për një konsolidim të brendshëm politik, shoqëror dhe institucional. Dialogu deri tash ishte zhvilluar duke e vënë Kosovën në shërbim të dialogut e jo dialogun në shërbim të Kosovës.