Vështrime

Copëza ditari

NATO-ja na çliroi nga Serbia. Ne lejuam që profiterët e luftës të na i marrin të gjitha. Që të na okupojnë. Që të na bëjnë të ndihemi edhe më keq sesa kur na kishin okupuar të huajt. Për shkak se zullumi i tëndit dhemb shumë. Shumë

13 qershor 1999

Kaloi edhe një natë pa gjumë, prej shumë sish që kisha përjetuar që nga nisja e bombardimit. Isha në Shkup, dhe kësaj radhe nuk flija nga emocioni. Po ktheheshim në shtëpi.