Vështrime

Një “vaksinë” për infodeminë me tri pyetje bazike

Infodemia është “sëmundja” e informacioneve të paverifikuara që plasohen te publiku dhe ky “virus” mund të bartet nga një person te tjetri. “Pastroni duart shpesh”, të kthjellohemi dhe të gjykojmë çdo informacion që marrim dhe para se ta shpërndajmë, t’ia bëjmë vetes së paku tri pyetje, si “vaksinë” kundër infodemisë

Në këtë periudhë të krizës është shumë e rëndësishme ta mbrojmë veten nga dezinformatat lidhur me koronavirusin, që në fakt po shpërndahen gjithandej dhe në numër të madh, sidomos në medie sociale. Për të mos u ballafaquar me probleme serioze në të ardhmen, të prodhuara nga ndonjë dezinformatë, tani duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe saktësisë së informacioneve që i marrim. Para disa ditësh, një mik i imi më dërgoi një mesazh në Viber, ku thoshte: “Mbaje frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse arrin ta bësh këtë pa u kollitur ose pa shfaqur shenja ankthi apo shtrëngime në gjoks, atëherë nuk je i prekur.” Pyetja e parë që ia bëra mikut tim, ishte se ku e mori këtë informacion. Ai më tha se ishte një familjar i tij që ia kishte dërguar. Ndërkohë, shtoi se gjithashtu kishte dëgjuar se kjo është sugjeruar prej ekspertëve nga Japonia. Pasi e verifikova, e pashë se është thjesht një tjetër dezinformatë që po shpërndahet këto ditë. Natyrisht,