Vështrime

T’i mbijetojmë Covid-19: 9 hapa për t’u ndjekur nga sipërmarrësit turistikë

Do të doja shumë të mos më duhej kurrë të shkruaja për turizmin në këtë situatë. Aktualisht industria e brishtë e turizmit në Shqipëri është në momentin e saj më të vështirë, i cili vjen pas një tragjedie shumë të rëndë të tërmetit të 26 nëntorit.

Përpjekjet përherë e në rritje të sipërmarrësve të guximshëm shqiptarë, të cilët zgjodhën të investonin të ardhurat e tyre në turizëm, të shumë agjencive ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore në nivel qendror e vendor u tronditën sërish nga COVID-19, shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 mars.