Vështrime

Të ndryshohet Kushtetuta, urgjent të iniciohet procesi i vetingut, Kryeprokurori të emërohet nga politika

Pyetjeve të shumta dhe përmbajtësore që do të duhej t’iu përgjigjen partitë politike për ta çkapur sistemin e drejtësisë dhe për ta luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, nuk janë duke iu përgjigjur.

Duke qenë për një dekadë pjesë e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), një institut “think tank” që monitoron sistematikisht sistemin e drejtësisë, po shpalos dy opsione që janë përgjigja e duhur për të dy temat – çkapjen e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.