Vështrime

Mungesa e shiut në Kinë lë QKUK-në pa dorëza

“Arsyeja është që në Kinë nuk po bie shi. Për shkak që pas shiut atje nxirret materiali për përpunim të dorëzave”. Ky është arsyetimi që kompania furnizuese me dorëza ia ka dhënë drejtorit të spitaleve, kur i ka pyetur pse nuk po i sjellin dorëzat për të cilat i kanë marrë paratë

Nuk janë paratë arsyeja pse spitalet nuk kanë barna e material shpenzues. As ministri i Shëndetësisë dhe as drejtori i krejt klinikave e spitaleve publike (ShSKUK-së) nuk ankohen për buxhet.  Problemi është që kjo strukturë, që aktualisht e ka në dorë shëndetësinë, nuk ka lidhje me menaxhim. Kjo situatë e ilustron dhe e bën të qartë një realitet: në Kosovë, një punë menaxhohet profesionalisht veç nëse qëllim primar ka vjedhjen e parave të shtetit. Dhe kjo s’ka të bëjë vetëm me shëndetësinë. Sukses nuk ka një sektor, qoftë ai diplomaci, politikë, arsim, ujë apo bërllok, nëse aty nuk ka diçka për ministrin, drejtorin, shefin...