Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TOP KOHA MUSIC

Leron Kurteshi sjell stilin urban në muzikë

Emisioni muzikor “Top Koha Music” edhe këtë javë sjell materiale dhe këngë të reja në top-listën muzikore.

Artistët e rinj çdo ditë e më shumë po i shtohen skenës, e njëri ndër ta është edhe Leron Kurteshi. Kurteshi tregoi se si rrugëtimi i tij në muzikë nisi në garat muzikore që organizoheshin në lagjet e Prishtinës.

Pas luftës në Prishtinë zhanri muzikor që pëlqehej më së shumti nga rinia ishte repi. Për Kurteshin artistët e preferuar ishin Eminemi dhe 2Pac.

Me këtë pasion për muzikën Leroni filloi të punoj profesionalisht në projektet e tij. “ RUNNING” është kënga e parë e tij profesionale e realizuar.

Rep artisti prishtinas zbuloi se së shpejti, do t’i lansojë edhe dy këngë të reja.