Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TOP KOHA MUSIC

Devqa në përgatitje të albumit të ri

Në skenën tonë muzikore tanimë është i njohur edhe Devqa, emri i vërtet i të cilit është Altin Devqa, por ka zgjedhur që për publikun të prezantohet si Devqa.

Këngëtari nuk e quan vetën reper, por artist. Për të laramania e zhanreve i ka dhënë mundësinë atij që të eksperimentojë më shumë në muzikë dhe kështu të mos fokusohet vetëm te një zhanër muzikor, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë muajve të verës, Devqa do të lansojë dy projekte muzikore të shoqëruara me videoklipe.

Këngët janë pjesë e albumit të ri të tij që do të publikohet pas ditëve të nxehta.

Albumi do të ketë 12 këngë dhe disa prej tyre janë edhe bashkëpunime.

Përveç albumit, Devqa është duke punuar edhe në një brend të veshjeve. Rrobat e punuara do të jenë për dy gjinitë dhe do të jenë të realizuara në stilin personal të tij.