Spanja e ka nisur me barazim turneun olimpik, pasi në ndeshjen e parë barazoi pa gola kundër Egjiptit, përkundër që kishte gjashtë titullarë në ekip, të cilët morën pjesë në Kampionatin Evropian.
Portieri Unai Simo, mbrojtësit Pau Torres e Eric Garcia, mesfushori Pedro dhe sulmuesit Dani Olmo e Mikel Oyarzabal, të gjithë e nisën si titullarë duelin kundër Egjiptit te Spanja.
Rastin më të mirë për spanjollët në këtë ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Sapporo Dome”, e lëshoi mesfushori Dani Ceballos që qëlloi shtyllën. Ceballos u detyrua të largohet nga fusha në pjesëlojën e parë pas lëndimit që e pësoi.
Kjo ndeshje, i takoi Grupit C, të cilin e përbëjnë edhe Argjentina e Australia.