Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Futboll, edhe Argjentina eliminohet nga Lojërat Olimpike

Pas Gjermanisë, edhe Përfaqësuesja e Argjentinës është eliminuar nga turneu olimpik i futbollit. Në ndeshjen e fundit të Grupit C, Argjentina barazoi 1:1 me Spanjën, rezultat ky që e eliminoi nga Lojërat Olimpike.

Argjentina përfundoi e treta në grup me katër pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara, sa i pati edhe Egjipti në pozitën e dytë por me goldallim më të mirë. Spanja doli e para e grupit me pesë pikë dhe së bashku me Egjiptin avancoi në me Egjiptin avancoi në çerekfinale.

Mikel Merino e kaloi Spanjën në avantazh në minutën e 66-të, ndërsa Argjentina barazoi shifrat tre minuta para përfundimit të ndeshjes me anë të Tomas Belmontes. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Egjipti triumfoi 2:0 nga Australisë, që mbeti e fundit në grup me tri pikë. Yasser Rayan (44’) dhe Amar Hamdi (85’) shënuan golat për Egjiptin.