Rusi Abdulrashid Sadulaev mposhti amerikanin Kyle Snyder 6:3 në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë në mundje në stil të lirë.
Snyder ishte medalist i artë olimpik në 97 kilogramë në vitin 2016 dhe është dy herë kampion i botës.
Sadulaev në vitin 2016 po ashtu fitoi të artën në Olimpiadë në kategorinë deri në 86 kilogramë dhe është katër herë kampion i botës.
Sadulaev udhëhiqte 6:0 në minutën e fundit. Snyder shënoi tri pikë më pas për 6:3, por nuk arriti që ta kthejë rezultatin më.
Reineris Salas i Kubës fitoi ndaj Sharif Sharifov të Azerbajxhanit në takimin për medalje të bronztë.
Salas, 34-vjeçar, asnjëherë nuk ka fituar titull bote apo medalje olimpike.
Edhe
Dudaev fiton titull të Evropës për Shqipërinë
32-vjeçari Sharifov është medalist i artë olimpik në kategorinë deri në 84 kilogramë. Këtë sukses e arriti në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, dhe e fitoi të bronztën në kategorinë deri në 86 kilogramë në vitin 2016.
Në meçin tjetër për medalje të bronztë, italiani Abraham Canyedo Ruano fitoi përballë turkut Suleyman Karadeniz, 6:2.