Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Medalje të arta për Japoninë, Rusinë dhe SHBA-në në mundje

Tri medalje të arta u vendosën në arenën e mundjes “Makuhari Messe” të premten.

Amerikani Gable Stevenson u stolis me medalje të artë në kategorinë deri në 125 kilogramë në Olimpiadën e Tokios dhe bëri festë të veçantë.

Mundësi i Komitetit Olimpik të Rusisë, Zaurbek Sidakov, mposhti bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau 7:0. Ishte medalje e artë në stilin e lirë të mundjes në kategorinë deri në 74 kilogramë.

Japonezi Mayu Mukaida fitoi përballë kinezit Qianyu Pang 5:4 në stil të lirë në konkurrencën e femrave në kategorinë deri në 53 kilogramë. Ishte medalja e tretë e artë në mundje në Lojërat Olimpike për shtetin nikoqir.