Atletja nigeriane Blessing Okagbare ka mbetur jashtë Olimpiadës në Tokio.
32-vjeçarja është pezulluar pasi ka dështuar në testin doping.
Nigeriania kishte fituar në vrapimin 100 metra të premten dhe do të garonte në gjysmëfinale të shtunën.
Lajmi është bërë i ditur nga Njësia e Integritetit të Atletikës, ku thuhet se 32-vjeçarja është testuar pozitivisht për një hormon të rritjes njerëzore pas një testi të bërë më 19 korrik. Okagbare fitoi një medalje argjendi në kërcimin së gjati në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.
Artikuj të ngjashëm
-
Rekordmenes i mohohet vrapimi në 100 metra pas gabimit administrativ
-
Brazili mbetet pa volejbollisten Caixeta që u suspendua shkaku i dopingut
-
Atletit gjeorgjian pezullohet nga garat në Tokio për shkak të steroideve
-
Olyslagers e Australisë fiton të artën në kërcim së larti
-
Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit