Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi xhudistja Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’, e dyta për Kosovën në këto Lojëra dhe e treta në përgjithësi.
‘’Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!’’, ka shkruar Osmani në Facebook.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca përmes rrjeteve sociale e uruan Gjakovën dhe ekipin e saj për këtë sukses.
Urimet për Gjakovën nuk munguan as nga liderët e opozitës. Memli Krasniqi nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja e Ramush Haradinaj nga AAK-ja e uruan xhudisten pejane për triumfin historikë në Tokio.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu uroi Gjakovën për medaljen e fituar.
Kosova sot është në ditë zie për shkak të 10 viktimave të djeshme që humbën jetën në aksidentin me autobusin kosovar në Kroaci.
-
Ekipit olimpik i dorëzohet flamuri i Kosovës, Nora premton përfaqësim dinjitoz
-
EJU shkruan për sukseset e Nora Gjakovës
-
Dua Lipa uron xhudisten e artë: Bravo Nora Gjakova!
-
IJF-ja pas triumfit të Nora Gjakovës: Vazhdon trendi legjendar për Kosovën
-
Nora Gjakova: Nuk po mund të besoj ende se jam kampione olimpike