Peshëngritësi kinez, Zhiyong Shi po shkëlqen në njërën nga arenat e “Tokyo Internation Forum”.
Ai vendosi rekord olimpik në shkëputje, duke ngritur lart peshën prej 166 kilogramë në kategorinë deri në 73 kg.
Shi fillimisht vendosi rekord me 163 kilogramë, por më pas e përmirësoi atë edhe për tre kilogramë.
Peshëngritësi kinez e nisi garën me 158 kilogramë dhe nuk kishte tentim të dështuar. Shi e mban edhe rekordin botëror me 169 kilogramë, të cilin e ka vendosur më 20 prill në Tashkent. Po paraqitet edhe garuesi i Shqipërisë, Briken Calja.
Ai dështoi në tenimin e parë në 151 kilogramë. Këtë peshë e ngriti në tentimin e dytë, ndërsa në tentimin e tretë dështoi me 155 kilogramë.
Pesë peshëngritës kanë rezultat më të mirë se Calja në shkëputje. Pas pak fillon gara në shtytje.