Peshëngritësja kineze, Luo Shifang, e ka fituar medaljen e artë olimpike në “Parisi 2024”, në kategorinë deri në 59 kilogramë.
Përveç që e fitoi të artën, ajo vendosi edhe tre rekorde olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSportistja kineze ngriti 107 kilogramë në shkëputje dhe 134 kilogramë të tjerë në shtytje.
Që të dyja këto janë rekorde të reja olimpike.
Për më shumë, totali i peshave të ngritjes nga Shifang ishte 241 kilogramë, që është rekord tjetër olimpik më vete.
Medalja e argjendtë shkoi për kanadezen Maude Charron, që në total ngriti 236 kilogramë.
Medalja e bronztë i takoi kampiones së “Tokio 2020”, tajvanezes Kuo Hsing-Chun, që pati ngritje prej 235 kilogramëve.
Në Kampionatin Botëror të peshëngritjes në vitin 2023 në Arabinë Saudite, Luo Shifang e fitoi titullin me totalin e 243 kilogramëve, në kategorinë deri në 59 kilogramë.