Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Ingebrigtsen i pari në 1500 metra

Norvegjezi Jakob Ingebrigsten ka rrëmbyer medaljen e artë në vrapimin 1500 metra në konkurrencën e meshkujve në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në garën finale të mbajtur të shtunën në Tokio, atleti norvegjez doli i pari prej 13 garuesëve.

Ingebrigsten e përfundoi garën me kohë tre minuta, 28 sekonda e 32 të qindtat. Medaljen e argjendtë, e fitoi Timothy Cheruiyot nga Kenia me kohë 3:29.01, ndërsa i bronztë doli britaniku Josh Kerr (3:29.05).

Artikuj të ngjashëm