Atleti norvegjez Jakob Ingebrigtsen ka fituar edhe medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Munchen.
Ingebrigtsen të enjten mbrëma fitoi të artën në 1500 metra, duke vrapuar kohën më të shpejtë të kampionateve evropiane. Ai vrapoi 3:32:76 minuta, ndërsa la prapa britanikun Jake Hey]ard dhe spanjollin Mario Garcia.
Ingebrigtsen më herët fitoi edhe të artën në 5000 metra vrapim.
Këto dy të arta i kishte fituar edhe në Evropianin e kaluar në Berlin.
Në Botërorin këtë vit në Eugene të SHBA-së ai fitoi të argjendtën në 1500 metra dhe të artën në 5000 metra.
Në vrapim 5000 metra në konferencë të grave të artën e fitoi gjermania Konstanze Klosterhalfen.
Atletja shqiptare Luiza Gega të enjten është kualifikuar në finale të vrapimit 3000 metra me pengesa. Gega e fitoi baterinë e saj.