Sport

Gjermani Neugebauer e fiton garën sfiduese në dhjetëgarësh

Leo Neugebauer

Me vrapimin në 1500 metra ka përfunduar dhjetëgarëshi në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Të artën në dekatlon e fitoi atleti i Gjermanisë, Leo Neugebauer.

Gara sfiduese, që zhvillohet në dhjetë disiplina të ndryshme, është zhvilluar të shtunën e të dielën.

Neugebauer 25-vjeçar, ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Parisi 2024.

Ayden Owens-Delerme i Porto-Rikos fitoi të argjendtën, ndërsa e bronzta i takoi amerikanit Kyle Garland.

Më të mirët në dhjetëgarësh përcaktohen duke mbledhur pikë në të gjitha disiplinat.