Mayu Hamada, kampione e botës në taekwondo në vitin 2015 në kategorinë 57 kilogramë, mori pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012 dhe Lojërat Olimpike të Rios në vitin 2016, ndërsa paraqitja në Tokio do të jetë për të e treta radhazi në Lojërat Olimpike.
Hamada kishte një lëndim dhe iu nënshtrua një operacioni dy vjet më parë, por shërimi i saj ka shkuar mirë dhe synon të fitoj medaljen e artë, synim i kamotshëm i saj. Ajo nuk do të jetë e vetme në Lojërat Olimpike.
Sergio Suzuki që po ashtu synon medalje të artë do të garoj për herë të parë në Lojërat Olimpike në kategorinë 58 kilogramë. Ai është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Aziatike të vitit 2018, ndërsa ka fituar tre herë rresht edhe titullin në Japoni.
Garat për femra në kategorinë 57 kilogramë do të fillojnë më 25 korrik, ndërsa për meshkuj një ditë më herët.