Futbollistet e ekipit olimpik të Brazilit i kanë mposhtur thellë 5:0 ato të Kinës në ndeshjen e parë të Grupit F të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Ndeshja është zhvilluar të mërkurën në stadiumin Miyagi.
Serinë e golave e nisi Marta në minutën e 9-të, ndërsa në minutën e 22-të Brazili dyfishoi epërsinë me golin e shënuar nga Debinha. Marta e shënoi edhe golin e dytë të saj për 3:0 në minutën e 74-të, ndërsa Andressa u përkujdes për golin e katërt në minutën e 80-të.
Një minutë pa përfunduar ndeshja, Beatriz shënoi për rezultatin përfundimtar, 5:0. Në Grupin F janë edhe Holanda dhe Zambia.