Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

E arta e dytë për kinezen Zhang

Yufei Zhang e Kinës ka fituar garën me notaret amerikane për ta siguruar medaljen e artë olimpike në 200 metra delfin. Të enjten në mëngjes në Aquatics Center në Tokio, Zhang arriti rekord olimpik me kohë prej 2:03.86 minuta. Amerikania Regan Smith fitoi medaljen e argjendtë me 2:05.30 minuta. Të bronztën e fitoi amerikania tjetër, Hali Flickinger. Ajo kishte kohë prej 2:05.65 minuta.

Në stil të njëjtë Yufei Zhang kishte fituar medaljen e artë edhe në 100 metra.

Zhang nisi shpejtë, ndërsa ishte në kohën për rekord botëror pas 100 metrave. Dy amerikanet e kanë ndjekur dhe i janë afruar, por prapë 23-vjeçarja ka arritur fitore komode.