Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Dy të arta olimpike në xhudo të dielën shkuan te familja Abe

Hifumi dhe Uta Abe kanë fituar medalje të arta olimpike të dielën në xhudo.

Në ditën e dytë të garave në “Tokio 2020”, vëlla e motër kanë dominuar garën në kategorinë e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uta Abe ngadhënjeu në kategorinë deri 52 kilogramë, duke mposhtur në finale me “Golden Score”, francezen Amandine Buchard.

Medalje të bronzta në këtë kategori fituan italianja Odette Giuffrida dhe britanikja Chelsie Giles.

Kampionja olimpike e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, u eliminua befasisht në rrethin e parë nga hungarezja Reka Pupp.

Ndërkohë Hifumi Abe fitoi të artën në kategorinë deri 66 kilogramë. Ai në finale mposhti gjeorgjianin Vazha Margelashvili.

Pas ditës së dytë të garave në xhudo, Japonia i ka tri medalje të arta e një të argjendtë. Japonezja Funa Tonaki u ndal dje në finale të kategorisë deri 48 kilogramë nga xhudistja kosovare Distria Krasniqi.