Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Çfarë finaleje, Franca fiton të artën ekipore në xhudo

Teddy Riner

Ndonëse ishte duke pësuar 3:1, Franca bëri rikthim të mahnitshëm dhe fitoi të artën në xhudo në garën ekipore në Lojëra Olimpike.

Gara ekipore është miks dhe paraqiten tre xhudistë e tri xhudiste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca në atmosferë të zjarrtë e mposhti në finale të shtunën, Japoninë.

Në tatami dolën yjet e xhudos nga Franca e Japonia. Japonia ka udhëhequr 3:1, ndërsa Franca u kthye për 3:3.

Kështu kampionin e caktoi meçi vendimtar, kurse kategoria u përzgjodh përmes shortit.

Shorti përcaktoi që në luftën vendimtare të paraqitet ylli më i madh, Teddy Riner, që prezantoi Francën në kategorinë mbi 90 kg.

Riner mposhti rivalin japonez për festë të zjarrtë në Champ de Mars Arena në Paris.

Kështu me spektakël i erdhi fundi garës dramatike të xhudos në Lojërat e Parisit.