Mutaz Barshim i Katarit dhe Gianmarco Tamberi i Italisë kanë ndarë medaljen e artë olimpike në Tokio në kërcim së larti.
Të gjithë kishin kaluar në tentimin e parë deri në lartësi 2.37 metra, para se të dështonin në të tri tentimet në 2.39 metra, që do të ishte rekord olimpik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarshim 30-vjeçar kishte fituar të artën olimpike në “Rio 2016” dhe ishte në podium edhe në “Londër 2012”. Ai fitoi të artën në Botërorin 2019 në Katar.
Tamberi është ish-kampion bote në palestër.
Medaljen e bronztë e fitoi bjellorusi Maksim Nedasekau. Ai po ashtu kaloi lartësinë 2.37 metra, që është rekord nacional.