Edhe pse boksierja indiane, Mary Kom, është eliminuar nga Olimpiada e saj e dytë pas një humbjeje të ngushtë ndaj Ingrit Valencias të Kolumbisë, 38-vjeçarja mund të mos përfundojë ndjekjen e ëndrrës së saj olimpike. Kom humbi 3:2 nga Valencia që ishte bartësja e tretë në 1/8 e finales të enjten në turneun e boksit që u mbajt në “Kokugikan Arena”, pavarësisht se fitoi dy raundet e fundit. Raundi i parë, shkoi në favor të kolumbianes Valencia 3:2, e cila në fund e fitoi edhe meçin për t’u kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike. Heroina e Indisë u zhgënjye që përfundoi kaq shpejt në Tokio, por Kom nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet në Olimpiadën e tretë që mbahet pas tre vjetësh në Paris, nëse rritet kufiri i moshës për boksierët.
“Unë jam akoma këtu”, tha Kom dhe shtoi: “Jam mjaft e fortë dhe dëshira është që të paraqitem edhe në Paris nëse më lejohet, pasi dua medaljen e artë olimpike”.
Optimistja Kom, e cila u ngrit nga një fëmijëri e varfër nga Manipur dhe sfidoi skepticizmin fillestar të babait të saj në lidhje me boksin për t'u bërë një kampione bote gjashtë herë në amatorizëm, reagoi ndaj humbjes së saj me sportivitet të mirë dhe pragmatizëm.
“Raundi i parë nuk ishte i mirë për mua. Por, në raundin e dytë dhe të tretin isha shumë e mirë, por kjo nuk mjaftoi për të fituar”, tha Kom. “Unë nuk e di se çfarë mendoj, por ajo është një luftëtare shumë e mirë”.
Kom është nënë e katër fëmijëve dhe anëtare e Parlamentit, kështu që ajo ka më shumë se sa duhet për të zënë kohën e saj kur nuk është subjekt i filmave, librave dhe shfaqjeve televizive për fansat e saj. Edhe pse ajo kishte thënë se priste që Tokio të ishte Olimpiada e saj e fundit, ajo tashmë nuk dukej e sigurt për këtë pas eliminimit të hershëm në Tokio.
“Nuk e di, sepse ka një kufi moshe”, tha Kom. "Ndoshta, por nuk jam e sigurt për këtë”.
Edhe
Boksierët profesionistë humbin herët dhe shpesh në Lojërat Olimpike
Federata Ndërkombëtare e Boksit, aktualisht i kufizon boksierët deri në moshën 40 vjeç në garat e saj, por ky vendim është pezulluar për këtë cikël olimpik pas viteve të problemeve. Edhe nëse organi drejtues rikthehet për të drejtuar Olimpiadën e Parisit, ai ka shprehur idenë për të rritur kufirin e moshës, veçanërisht nëse një boksier i famshëm është interesant në ndjekjen e një vendi olimpik.
Kom do të presë për të parë se çfarë vendimi do të merret për kufirin e moshës para se të konfirmojë të ardhmen e saj, por lëvizja e saj dhe duart e shpejta ende dukeshin të mira gjatë humbjes nga Valencia.
Kom fitoi ndeshjen e saj hapëse në Tokio ndaj Miguelina Hernandezit të Republikës Dominikane, por nuk arriti edhe dy fitore para se të merrte medaljen e dytë olimpike. Kom fitoi medaljen e bronztë në Londër gjatë debutimit të boksit të femrave në Lojërat Olimpike, duke krijuar një tjetër pikë të rëndësishme në një karrierë që filloi me kampionatin e saj të parë botëror në peshën deri në 45 kilogramë si 19 vjeçare, si një perspektivë e këtij sporti në vitin 2002. Kom nuk u kualifikua për LO “Rio 2016”, por ajo këmbënguli dhe bëri një rikthim tjetër, madje fitoi titullin e saj të gjashtë botëror në vitin 2018 para se të kualifikohej për në Tokio.