Ricky Rubio shënoi 26 pikë dhe Spanja mbeti e pamposhtur në turneun olimpik të basketbollit, pasi të enjten triumfoi ndaj Argjentinës me shifrat 81:71.
Rubios në ndihmë i doli edhe Sergio Llull me dhjetë pikë të shënuara për fitoren e dytë të Spanjës në fazën e grupeve.
Me dy fitore, Spanja ka katër pikë në Grupin D, sa i ka edhe Sllovenia, skuadra këto që do të përballen për pozitën e parë të dielën.
Si Sllovenia ashtu edhe Spanja, tashmë janë kualifikuar në çerekfinale të turneut olimpik. Te Argjentina që pësoi humbjen e dytë rresht, më efikasi ishte Nicolas Laprovittola me 27 pikë, i përcjellë nga Luis Scola me dhjetë sosh.
Argjentina ndeshjen e fundit në grup e luan të dielën ndaj Japonisë, që gjithashtu ka dy humbje në po aq duele të zhvilluara deri më tani në Olimpiadë.