Austriakja Anna Kiesenhofer ka bërë befasi duke e fituar të artën olimpike në “Tokio 2020” në garën rrugore në çiklizëm.
Kiesenhofer ka fituar të artën në debutimin e saj në Lojërat Olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçarja, që nuk është pjesë e një skuadre profesionale të çiklizmit, është austriakja e parë që fiton të artën olimpike në garën rrugore të çiklizmit dhe e para që fiton një medalje olimpike për Austrinë në një disiplinë çiklizmi në 125 vjet.
Ajo ishte në krye nga fillimi, ndërsa u shkëput 40 kilometra pa mbaruar gara.
Holandezja Annemiek van Vleuten fitoi të argjendtën, ndërsa italianja Elisa Longo Borghini të bronztën.