Atleti i Kosovës, Musa Hajdari, ka filluar prej dy ditësh t’i vijojë përgatitjet në Tokio të Japonisë, në prag të garës që e ka më 31 korrik në disiplinën 800 metra, ka njoftuar të martën Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Hajdari së bashku me trajnerin e tij, Zijadin Kryeziu, të dielën mbrëma janë vendosur në Fshatin Olimpik dhe kanë nisur menjëherë përgatitjet për një paraqitje sa më të denjë.
Në njoftimin e KOK-ut, bëhet e ditur se Hajdari në stërvitjen e ditës së martë, është përgatitur së bashku me nënkampionin e botës, boshjanjkun Amel Tuka.

Artikuj të ngjashëm
-
Atleti Musa Hajdari merr ftesë për të garuar në LO “Tokio 2020”
-
Kryeziu: Hajdari e ka ngritur atletikën kosovare në një nivel tjetër
-
I fundit në baterinë e parë, Hajdari thotë se ritmi i garës nuk ishte në favorin e tij
-
Hajdari përfundon garimin, i fundit në baterinë e tij
-
Mundësi Shala niset për Tokio