Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Britania me suksesin më të madh Olimpik

Shefi i misionit të ekipit të Britanisë së Madhe, Mark England, e ka vlerësuar arritjen e këtij shteti në Japoni si më të madhen në histori.

Në ditën e fundit të Olimpiadës së Tokios, Jason Kenny dhe Lauren Price u kurorëzuan me medalje të arta, duke e ngritur në 65 numrin e medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky numër me medalje është i ngjashëm me ato të arriturat e Lojërave Olimpike “Londra 2012”, dhe ka vetëm dy më pak se në “Rio 2016”.

Më së paku medalje të marra ka qenë Olimpiada e “Pekinit 2008”, 51 në total.

Ekipi i Britanisë së Madhe e mbyll Olimpiadën e pazakontë me 22 medalje të arta, 21 të argjendta dhe 22 të bronzta.