Ish-futbollistja Lauren Price, është bërë boksierja e parë nga Uellsi që ka fituar një medalje të artë olimpike.
Britanikja Price të dielën triumfoi në finale të kategorisë së mesme në “Tokio 2020” ndaj kinezes Li Qian me vendim unanim, 5:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është bërë vetëm britanikja e dytë që ka fituar medalje të artë olimpike në boks, pas Nicola Adamsit, që kishte fituar dy tituj rresht, më 2012 dhe 2016.
Price 27-vjeçare ka luajtur për Përfaqësuesen e Uellsit në futboll në periudhën 2012-2013, duke i zhvilluar dy ndeshje.
Medalje të artë olimpike ka fituar të dielën në boks edhe irlandezja Kellie Harrington. Ajo në finale të kategorisë së lehtë, deri 60 kilogramë, mposhti brazilianen Beatriz Ferreira 5:0 me vendim të gjyqtarëve.