Tokio 2020

Yuan Cao shkruan histori të kërcimeve në ujë

 

Yuan Cao i Kinës është bërë kërcyesi i parë në ujë që ka fituar medaljet e arta olimpike në tri ngjarje të ndryshme të kërcimeve. Ai të shtunën e fitoi të artën në kërcimet në ujë nga platforma prej 10 metrave në Tokio 2020.

Ai kishte fituar të artën në 10 metra sinkronizim në Londra 2012 dhe të artën në 3 metra në Rio 2016.