Stafeta 4x100 metra e SHBA-së në konkurrencë të meshkujve në atletikë, ka dështuar befasisht të arrijë në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Sprinterët amerikanë në baterinë gjysmëfinale të tyre kanë përfunduar në vend të gjashtë me kohë 38.10 sekonda. Baterinë e fitoi Kina me kohë 37.92 sekonda.
Legjenda amerikane e sprintit Carl Lewis e ka quajtur turpërim total dështimin për të arritur në finale. Stafeta e SHBA-së përbëhej nga katërshja Trayvon Bromell, Fred Kerley, Ronnie Baker dhe Cravon Gillespie.