Kampionia e botës, Holanda është eliminuar nga turneu olimpik i hendbollit të femrave në Lojërat Olimpike të Tokios.
Holanda, të mërkurën u mposht nga Franca me rezultatin 32:22, në ndeshjen çerekfinale.
Hendbollistet franceze ishin shumë më të mira se holandezet prej fillimit të ndeshjes, pasi pjesën e parë e përfunduan me epërsi prej tetë golave – 19:11.
Laura Flippes me gjashtë gola të shënuara, e udhëhoqi Francën drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me Suedinë që e eliminoi Korenë e Jugut në çerekfinale pas fitores me shifrat 39:30.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të përballet ekipi rus me Norvegjinë.