Tokio 2020

Korir ngadhënjen në 800 metra vrapim

Foto: AP
 

Keniani Emmanuel Kipkurui Korir ka fituar medaljen e artë olimpike në 800 metra vrapim.

Korir të mërkurën në finalen në stadiumin olimpik në Tokio triumfoi me kohë 1:45.06 minuta. Ai la prapa vetes bashkëkombasin Cheruiyot Rotich që përfundoi për 0.17 sekonda prapa. Medalja e bronztë i takoi polakut Patryk Dobek me kohë 1:45.39 minuta.