Tokio 2020

Kirsty Coventry thotë se ofruan ndihmë për Tsimanouskayan

 

Kryetarja e Komisionit të Atletëve në “Tokio 2020” (IOC), Kirsty Coventry, ka hedhur poshtë kritikat se institucioni që ajo drejton nuk bëri aq sa duhet për të mbrojtur vrapuesen Krystsina Tsimanouskaya.

Bjellorusja Tsimanouskaya kishte thënë se ishte e detyruar të largohej nga Japonia nga zyrtarët e Bjellorusisë pasi kritikoi trajnerët dhe menaxhimin e ekipit të saj.