Tokio 2020

Bogujevci vlerëson lartë xhudistët kosovar

Ish-pjesëmarrësi i Lojërave Olimpike të vitit 1980, Mehmet Bogujevci është shprehur i lumtur me suksesin e sportistëve kosovar në Lojërat Olimpike në Tokio e në veçanti të xhudistëve.

Për Bogujevcin dy medaljet e arta të fituara në Olmipadë është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur shumë pasi kemi dy medalje të arta është diçka e jashtëzakonshme dhe duhet të falënderojmë Driton Kukën për këto gëzime të cilat na i ka sjell dhe mendoj që ndoshta edhe me pak më shumë fat do të mund të ktheheshim me tri apo katër medalje”, deklaroi Bogujevci.