Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike në basketbollin e meshkujve.
Argjentinasit mposhtën në sfidën e fundit Japoninë me rezultat 97:77.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra që drejtohet nga Sergio Hernadez nuk e diskutoi për asnjë moment fituesin. Luis Scola ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes me 23 pikë e 10 kërcime.
Argjentina e siguroi plasmanin tutje si vendi i tretë më i mirë. Bashkë me të në grup janë edhe Sllovenia dhe Spanja, të cilat do ta diskutojnë pozitën e parë në ndeshjen e sotme.
Bashkë me Argjentinën, si vend i tretë çerekfinalen e ka siguruar edhe Gjermania, kurse Çekia është eliminuar.