Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Spanja, në gjysmëfinale të Olimpiadës pas 21 vjetësh

Spanja ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në konkurrencën e meshkujve në futboll për herën e parë në 21 vjet. Fitoi 5:2 kundër Bregut të Fildishtë. Sidoqoftë, kjo fitore u arrit vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt përfundoi baras, 2:2.

Bregu i Fildishtë dy herë ishte në epërsi pas golave të Eric Baillyt dhe Max Gradelit në minutën e 10-të dhe të 91-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, tregolëshi i Rafa Mir dhe nga një gol i Dani Olmos e Mikel Oyarzabal, ia siguruan spanjollëve kalimin në katër skuadrat më të mira.

Mir golin e barazimit e shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Në vazhdime dominoi Spanja dhe avancoi tutje në garë.