Ekipi i përzier Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garat me stafetë është pranuar sërish për gara, ani pse ishte diskualifikuar. Amerikanët do të garojnë të shtunën në finale.
Ekipi ishte i diskualifikuar për një dhurim jo të duhur të stafetës sipas zyrtarëve të garës. Sipas tyre, gabimi ishte bërë ndërmjet Lynna Irbyt dhe Elija Godwin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Amerikës ka apeluar menjëherë dhe është kthyer sërish në gara, teksa është vendosur direkt në finale.
Ky vendim i jep rastin Allyson Felixit që ta fitojë medaljen e 10-të Olimpike. Aktualisht ka numër të njëjtë të medaljeve me garuesen nga Xhamajka, Marlene Ottey.
Felixi garoi për Amerikën dhe e fitoi të artën në Kampionatin Botëror para dy vjetësh, kur edhe debutoi.