Ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka fituar garën e stafetës në 4x400, duke e siguruar medaljen e artë në konkurrencën e femrave.
Allyson Felix fitoi medaljen e saj të 11-të olimpike në karrierë të shtunën, me skuadrën amerikane me kohë 3 minuta 16.85 të qindta. Ishte fitorja e shtatë radhazi e Amerikës në Lojërat Olimpike në 4x400. Polonia përfundoi e dyta, 3.68 sekonda prapa, dhe Xhamajka përfundoi e treta duke e fituar medaljen e bronztë.
Felix, e cila u bë garuesja më e dekoruar në histori të Olimpiadës, tani e ka kaluar Carl Lewis me më së shumti medalje në atletik për një sportist amerikan.
Nga 11 medalje, shtatë janë të arta.
Artikuj të ngjashëm