Tokio 2020

Nga shoferi i kamionit në LO “Tokio 2020”, rrugëtimi i boksierit Clarke

 

Cheavon Clarke mund të jetë vetëm 30 vjeç, por ai tashmë ka jetuar disa jetë. Në qershor të këtij viti boksieri britanik i peshës së rëndë e fitoi ndeshjen e tij çerekfinale në turneun kualifikues evropian në Paris, duke siguruar vendin e tij në lojërat olimpike “Tokio 2020”. Por vetëm shtatë vjet më parë ai kishte veshur një uniformë krejtësisht tjetër, dhe boksi nuk mund të ishte larg mendjes së tij. Clarke sapo ishte eliminuar nga Lojërat e Commonëealthit në vitin 2014 në meçin e tij të parë, ndërsa përfaqësonte vendin e lindjes së tij, Xhamajkën. Ai vendosi të hiqte dorë nga sporti dhe filloi të voziste kamionë për kompaninë e babait të tij, duke dorëzuar furnizime të materialeve ndërtimore.

“Ishte një goditje e madhe”, tha Clarke. “Unë i thashë vetes se nuk do të boksoj më, sepse u zhgënjeva. E ndala boksin për dy vjet. Duhej të ngrihesha në orën pesë të mëngjesit për të vozitur kampionin dhe rezultoi se nuk isha person i mëngjesit. Kështu që, kërkova që të më vendosnin në ndërrimin e natës dhe kjo funksionoi shumë më mirë”.