Tokio 2020

Prindërit e Norës rrëfejnë emocionet që ua solli titulli olimpik i së bijës

Prindërit e Nora Gjakovës janë të lumtur për suksesin e vajzës së tyre në Tokio 2020, ku u shpall kampione olimpike në kategorinë deri në 57 kg.

Luan dhe Elvana Gjakova thanë për KTV-në se kanë marrë shumë urime nga familjarët dhe miqtë për suksesin e Norës, duke theksuar se vajzës së tyre i ka munguar kjo medalje.

“Jemi të gëzuar, i është realizuar ëndrra. dita e sotme ka shkuar me urime të shumta nga miqtë, i është shpërblyer mundi. i ka munguar kjo medalje, edhe kjo iu realizua”, ka thënë ajo.

Tutje, Luan Gjakova ka thënë se Nora ka dhënë mund të madh për të ardhur në këtë ditë, duke u stërvitur dy-tri herë brenda ditës.

“Sikurse Nora, ashtu edhe Akili. Duhet të falënderoj trajnerin Driton Kukën që me mundin e tij kanë arritur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe Majlinda, mandej Distria. Kjo tregon se Driton Kuka ka qenë i përkushtuar për këto. Jemi të gëzuar, sot ka qenë një ditë e veçantë”, ka thënë ai.

Ai ka porositur prindërit që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në xhudo në moshë sa më të hershme.