Tokio 2020

Sa e madhe kjo Kosovë – Nora me medalje të artë olimpike

 

E jashtëzakonshme. Mahnitëse. Kosova e ka edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Është xhudistja Nora Gjakova që të hënën ka arritur suksesin që e lakmojnë edhe superfuqitë botërore të sportit. Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.